Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet se kanosi dhe sulmoi policët gjatë shqiptimit të një gjobe

Një person është arrestuar nën dyshimin se ka kanosur dhe sulmuar zyrtarët policorë gjatë shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 25.08.2026, rreth orës 09:40, në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë.

Policia ka njoftuar se gjatë arrestimit dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.