Liqeni i Komanit gjatë një shëtitje me traget. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Vdes një 20-vjeçar nga Kosova në liqenin e Komanit në Tropojë
26.8.2026 - 19:25
Një 20-vjeçar nga Kosova dyshohet se është mbytur në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, Fierzë të Tropojës.
Rastin e ka konfirmuar për KALLXO.com, Gentian Mullaj, zëdhënës i Policisë së Shtetit.
Sipas Mullaj, rasti ka ndodhur rreth orës 17:30, më 26.08.2026.
“Shtetasi kosovar L. D., rreth 20 vjeç, i cili ka qenë së bashku me disa shokë, dyshohet se është mbytur teksa lahej në liqen.” – ka thënë Mullaj.
Ai ka bërë të ditur se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.