E hënë, 14 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Vrau tre persona në Mal të Zi, rusi qëllon drejt policisë, më pas i jep fund jetës

Ilustrim · Vizion Plus

Autori i dyshuar i vrasjes së trefishtë në Mal të Zi është lokalizuar nga policia në një zonë pyjore mbi lagjen Topla, në Herceg Novi. Në momentin e ndërhyrjes së policisë, 30-vjeçari rus Mihail Sabunjin hapi zjarr ndaj efektivëve dhe më pas qëlloi veten në kokë.

Lajmi është konfirmuar për “Vijesti” nga drejtori i Policisë së Malit të Zi, Lazar Scepanovic.

Sipas tij, forcat policore arritën ta lokalizonin dhe izolonin të dyshuarin në pyllin mbi zonën e Toplës. Në momentin kur policia tentoi ta arrestonte, ai qëlloi me armë drejt efektivëve dhe më pas qëlloi veten.

30-vjeçari dyshohet se një ditë më parë kreu një vrasje të trefishtë në një poligon qitje në Danilovgrad.

Viktimat janë identifikuar si 20-vjeçari Nemanja Kapor nga Podgorica, 24-vjeçari Petar Globarevic nga Podgorica dhe 67-vjeçari Momir Radonjic nga Danilovgradi. Të tre punonin në poligonin ku ndodhi ngjarja./vizionplus.tv

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh