E hënë, 14 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Tragjedi në Romë! Gjenden të pajetë në banesë prindërit dhe vajza 5-vjeçare

Ilustrim · Vizion Plus

Itali- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Romë. Tre persona të së njëjtës familje janë gjetur të pajetë, në një apartament në zonën Pietralata.

Viktimat janë një burrë 42-vjeçar, gruaja e tij 41-vjeçare dhe vajza e tyre 5-vjeçare, e cila ishte me aftësi të kufizuara, shkruajnë mediat italiane.

Të tre u gjetën në dhomën e gjumit me plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit. Alarmi u dha rreth orës 13:00, pasi një familjar ishte shqetësuar sepse nuk po arrinte të kontaktonte me ta.

Shërbimet e emergjencës mbërritën në banesën në rrugën Via dell’Antracite, në numrin 12, dhe zjarrfikësit u detyruan të hapnin me forcë derën e apartamentit.

Brenda, ata u përballën me skenën tragjike. Karabinierët e kompanisë Roma Montesacro nisën menjëherë hetimet dhe kryen ekspertizat në vendngjarje.

Sipas informacioneve paraprake, pista kryesore e hetimit është ajo e një vrasjeje të ndjekur nga vetëvrasja, por dinamika e saktë e ngjarjes ende nuk është përcaktuar.

Hetuesit po përpiqen të përcaktojnë se kush ka përdorur armën.

/vizionplus.tv

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh