E hënë, 14 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Presidenti, Abdixhiku: 6 deputetë të LDK janë kundër kanditaturës së Bekim Sejdiut

Ilustrim · Vizion Plus

Gjashtë deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) kanë dalë kundër kandidaturës së Bekim Sejdiut për postin e presidentit, emër që u dakordësua me Lëvizjen Vetëvendosje për t’i dhënë fund krizës në vend.

Kjo u bë me dije nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas mbledhjes së Grupit Parlamentar, i cili theksoi se vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të reja.

“Me keqardhje të madhe për popullin e Kosovës dhe fatin e Republikës, gjashtë deputetë të LDK kanë vendosur të mos e respektojnë vendimin e LDK-së, konkretisht Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Arben Gashi, Armend Zemaj, Kujtim Shala dhe Janina Ymeri, kanë deklaruar se nuk e votojnë kandidatin e propozuar”, tha Abdixhiku në një konferencë për media, duke shtuar se me këtë po i bëjnë dëm “të pariparueshëm procesin” dhe po e dërgojnë vendin në zgjedhje të reja.

Taulant Halili
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh