E hënë, 14 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Qielli mbulohet nga tymi, dronët rusë godasin depot në Ukrainë

Ilustrim · Vizion Plus

Kiev– Qielli është mbushur nga një tym i dendur pas një sulmi me dronë rusë, i cili ka shkaktuar zjarre në disa depo.

Pamjet nga zona tregojnë shtëllunga të mëdha tymi që ngrihen në qiell, ndërsa ekipet e emergjencës janë angazhuar për përballimin e situatës dhe shuarjen e flakëve.

Sulmi ka shkaktuar dëme materiale, ndërsa autoritetet ukrainase po vlerësojnë pasojat dhe po hetojnë objektivat e goditura.

Kievi dhe zonat përreth janë përballur vazhdimisht me sulme ajrore me dronë dhe raketa gjatë luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.

/vizionplus.tv

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh