E hënë, 14 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

PDK dhe Aleanca para Qeverisë edhe pas marrëveshjes për presidentin

Ilustrim · Vizion Plus

Edhe sot deputetë të PDK-së dhe Aleancës kanë dalë para ndërtesës së Qeverisë, ku iu janë bashkuar aktivistë dhe asamblistë nga Anamorava, përkatësisht nga komunat e Vitisë, Gjilanit dhe Kamenicës.

Drejtori i Kulturës në Viti, Valmir Sahiti, tha se shteti i Kosovës është në një kolaps të thellë dhe se janë bllokuar shumë marrëveshje ndërkombëtare.

“Jemi sot këtu bashkë me grupin parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, grupin e Aleancës, kolegë këshilltarë komunalë, drejtorë nga komuna Viti, Gjilan e Kamenicë, për të shprehur shqetësimin tonë të thellë për mungesën e konstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe bllokadën institucionale. Sot kur po flasim, shumica e institucioneve të Republikës së Kosovës janë me ushtrues detyre, shteti është në një kolaps të thellë, janë bllokuar shumë marrëveshje ndërkombëtare, komunat – të gjitha komunat në krejt Republikën e Kosovës – janë para bankrotit financiar e mbi të gjitha qytetarët e Republikës po përballen me një zhgënjim, me pasoja të thella institucionale, me një zhgënjim të thellë edhe krizë ekonomike”, tha Sahiti.

Ndërkaq, deputeti i PDK-së, Fadil Demaku, kishte për të thënë edhe për marrëveshjen për presidentin që LVV-ja dhe LDK-ja arritën gjatë ditës së djeshme.

Demaku tha se as ky veprim nuk i ndryshon qëndrimet e tyre, pasi, sipas tij, ende jemi jashtë kushtetutshmërisë.

Ndërsa Time Kadriaj nga Aleanca, tha se sot është dashur të thirret seanca dhe të konstituohet Kuvendi pas arritjes së marrëveshjes.

Ajo bëri thirrje që Kurti të kthehet në Kuvend dhe ta konstituojë atë ose të shpallë zgjedhjet, për të cilat u shpreh se pajtohen.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh