E hënë, 14 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Zjarr i përmasave të mëdha në Udënisht të Pogradecit, digjen mbi 2 hektarë kullotë

Ilustrim · Vizion Plus

Një zjarr ka përfshirë ditën e sotme një sipërfaqe të konsiderueshme kullote në fshatin Udënisht, në bashkinë Pogradec.

Për neutralizimin dhe izolimin e flakëve janë angazhuar forcat zjarrfikëse, shërbimi pyjor dhe punonjës të njësisë administrative Udënisht.

Ndërhyrja në kohë e shërbimit zjarrfikës ka bërë të mundur frenimin e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së tyre drejt banesave, të cilat ndodheshin shumë pranë vatrës së zjarrit.

Nga zjarri janë djegur më shumë se 2 hektarë kullotë, ndërsa ndërhyrja e shpejtë e forcave në terren ka shmangur dëme më të mëdha materiale.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh