Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kokaina në Frakull, ekstradohet nga Kolumbia kimisti i dënuar me 14 vite burg
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kokaina në Frakull, ekstradohet nga Kolumbia kimisti i dënuar me 14 vite burg
AktualitetKronike

Kokaina në Frakull, ekstradohet nga Kolumbia kimisti i dënuar me 14 vite burg

Published: August 7, 2026
Shpërndaje

Ekstradohet në Shqipëri kimisti kolumbian i drogës në Frakull, raporton A2 CNN. Shtetasi kolumbian Sammir Rosales Rodriguez është ekstraduar nga Kolumbia në Shqipëri, ku do të vuajë dënimin me 14 vite burg të dhënë nga Gjykata e Posaçme, pas hetimeve të zhvilluara nga SPAK.

Ai u arrestua për llogari të SPAK-ut në Kolumbi në shtator 2025.

Më 30 qershor të këtij viti, Gjykata e Posaçme vendosi të dënojë me 14 vite heqje lirie kolumbianin 49-vjeçar, i akuzuar si kimisti i grupit kriminal që trafikoi nga Amerika Latine në Shqipëri kokainë të tretur në pleh organik artificial, u shpall fajtor për veprat penale të “trafikimit të lëndëve narkotike” dhe “grupit të strukturuar kriminal”.

- Publicitet -

Samir Rosales Rodrigues u identifikua nga SPAK-u si një nga anëtarët e grupit kriminal të përfshirë në trafikimin e rreth 485 kilogramëve kokainë kolumbiane. Sasia e drogës, e tretur në pleh organik artificial, u nis nga porti i Buenaventurës në Kolumbi, me transit në portin e Pireut në Athinë e më pas në portin e Tivarit, në Mal të Zi. Nga ky port, ngarkesa u transportua me rrugë tokësore drejt Frakullës së Madhe, në Fier.

Sipas SPAK-ut, Rodrigues ka lëvizur paralelisht me ngarkesën nga Kolumbia në Greqi, Mal të Zi dhe Shqipëri, duke ngritur dyshime se ishte shoqëruesi i saj.

Dy javë para se ndaj tij të lëshohej një urdhër-arrest, në kuadër të një veprimi hetimor të SPAK-ut, një patrullë policie ndaloi automjetin ku ai u identifikua me pasaportën e tij kolumbiane, me identitetin e vërtetë. SPAK-u nuk procedoi me arrestimin e tij për të mos dekonspiruar hetimin, por pas lëshimit të urdhër-arrestit ai nuk u gjet më nga policia.

Dhjetë prej të bashkëpandehurve shqiptarë të Rodrigues janë gjykuar veçmas në dy shkallët e Gjykatës së Posaçme, ku janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar me masa që variojnë nga 8 deri në 11 vite burg.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Gjashtë “jo” që testojnë të ardhmen e LDK-së. Kriza në Prishtinë shkon përtej emrit të kandidatit për President
  • Çfarë fshihet pas dorëheqjes së Evis Salës?
  • 4iG dhe SpaceX nënshkruajnë marrëveshjen e parë në Europë për prezantimin e komunikimeve satelitore Starlink me pajisjet mobile
  • Rama shpjegon dorëheqjen e Evis Salës
  • Homazhet e Serbisë për vdekjen e Mlladiçit s’janë as të nderuara, as dinjitoze

Komentet e Fundit

  1. Dashi on Pasojat e përplasjes politike të Varshavës me Kievin po ndihen në rrugët e Polonisë
  2. demo on “Top sekret 2”, dokumenti që trazoi debatin fetar në Kosovë
  3. Socialpis i ndershëm... on Ministrja e Shëndetësisë jep dorëheqjen nga kabineti i Ramës, zëra se nuk pranoi të firmoste monopolizimin e ilaçeve
  4. Toni on VIDEO: Momenti kur dhunohet kamerieri nga pronarët e hotelit në Golem, i riu: Kërkova pagën
  5. sfilitje.com on Gruaja që tentoi të vriste Leninin më 1918

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?