Dhunimi i një burri nga tre të tjerë, Prokuroria jep detaje: Rasti ndodhi në Burgun e Dubravës, vijojnë hetimet

Prokuroria Themelore e Pejës ka dhënë detaje lidhur me dhunimin e një burri nga tre të tjerë në Istog, rasti ka ndodhur të martën teksa sot u bë i ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, deklaroi për Dukagjinin se rasti ka ndodhur në Qendrën Korrektuese në Dubravë.

Nikçi, mes tjerash, bëri të ditue se ndaj tre të dyshuarve është iniciuar rast teksa hetimet rreth rastit janë duke vijuar.

“Rasti ka ndodhur në Qendrën Korrektuese në Dubravë. Ndaj tre personave është inicuar rast për veprën penale dhunimi. Janë duke u ndërmarrë te gjitha veprimet e nevojshme hetimore për këtë rast. Për shkak te ndjeshmërisë nuk mund te japim me shume informata”, tha Nikçi.

Kujtojmë se në raportin 24-orësh policor bëhet e ditur se viktima ka pranuar trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës.

“Istog / 25.08.2026 – 21:00. Është pranuar informata se ka ndodhur një rast dhunimi. Viktima mashkull kosovar ka deklaruar se tre te dyshuar meshkuj kosovarë, fillimisht kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tij dhe më pas e kanë dhunuar seksualisht. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës”, thuhet në raportin policor.

Dyshohet se një burrë u dhunua seksualisht nga tre të tjerë në Istog, nisin hetimet

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika