Aksident mes veturës dhe kamionit në autostradën për Vërmicë, një person humb jetën

Foto ilustruese

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar në një aksident trafiku mes një veture dhe një kamioni, të mërkurën mbrëma në autostradën në drejtim të Vërmicës.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:30.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ka konfirmuar për Dukagjinin se ekipet mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Sipas tij, mjekët kanë konstatuar se një person nuk kishte shenja jete, ndërsa dy të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Në aksident janë përfshirë dy automjete, një kamion dhe një veturë. Në vendin e ngjarjes, përveç njësive policore, janë thirrur edhe ekipet mjekësore. Si pasojë e aksidentit, sipas ekipit mjekësor, një person është pa shenja jete, kurse dy të tjerë kanë pësuar lëndime dhe janë bartur për trajtim mjekësor”, ka thënë Krasniqi.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika