Aksident mes tri veturave në Kijevë të Malishevës, lëndohen shtatë persona

Një aksident trafiku ku janë përfshirë tri vetura ka ndodhur këtë të enjte në magjistralen Pejë-Prishtinë.

Si pasojë e këtij aksidenti shtatë persona kanë pësuar lëndime, njofton Dukagjini.
Rastin për Dukagjinin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë në rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Elezaj, mes tjerash, bëri të ditur se të gjithë të lënduar janë jashtë rrezikut për jetë.

“Rreth orës 13:10 jemi njoftuar për aksident trafiku në fshatin Kijevë, në rrugën Pejë–Prishtinë. Në aksident janë përfshirë tri automjete, ndërsa, sipas informatave të deritanishme, raportohet se shtatë persona janë dërguar për trajtim mjekësor. Aktualisht gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut per jetë. Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke trajtuar rastin dhe po ndërmerren veprimet e nevojshme policore”, u shpreh Elezaj.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika