Gara shpejtësie në Prizren, policia ndalon dy shoferë dhe ua sekuestron patentë-shoferët për 10 muaj

Policia e Kosovës ka ndaluar dy automjete që po zhvillonin gara shpejtësie në rrugën Prizren–Landovicë.

Rasti ka ndodhur më 27 gusht, rreth orës 01:10, gjatë patrullimit të Njësive Rajonale të Trafikut Rrugor në Prizren, në kuadër të angazhimeve për parandalimin e aksidenteve dhe kundërvajtjeve në komunikacion.

Sipas Policisë, dy automjetet janë hasur duke zhvilluar gara të kundërligjshme të shpejtësisë. Të dy drejtuesit janë ndaluar menjëherë dhe ndaj tyre janë ndërmarrë masat ligjore.

Secili prej kundërvajtësve është dënuar me 400 euro gjobë, si dhe me ndalim të drejtimit të automjetit dhe sekuestrim të patentë-shoferit për 10 muaj.

Policia ka bërë të ditur se do të vazhdojë angazhimet për rritjen e sigurisë në trafikun rrugor, ndërsa u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat e qarkullimit për të parandaluar aksidentet dhe për të mbrojtur jetën dhe pasurinë e qytetarëve.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika