Kurti pas takimit me Abdixhikun: Jemi në një fazë të re, po negociojmë për emra konkretë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar pas takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, se palët kanë hyrë në një fazë të re të diskutimeve për tejkalimin e ngërçit institucional.

Kurti tha se në takim është diskutuar për emra konkretë për postin e Presidentit, por theksoi se ata nuk mund të bëhen publikë pa një dakordim të plotë.

“Jemi në një fazë të re, negociojmë për dhe me emra konkretë dhe të përveçëm që nuk mund të bëhen publikë derisa të mos ketë dakordim të plotë për ta dhe me ta”, tha Kurti.

Ai theksoi se palët kanë diskutuar edhe për kriteret, standardet, parimet, vlerat, meritat dhe kontributet që duhet t’i kenë kandidatët.

“Me atë çfarë jemi dakorduar sa i përket kritereve, standardeve, parimeve, vlerave, meritave e kontributeve të këtyre personaliteteve, pra të gjithë janë personalitete të mira, por ne duhet ta zgjedhim atë që është i/e shkëlqyeshme”, deklaroi Kurti.

Kryeministri në detyrë tha se bisedimet nuk do të zgjasin me muaj, duke shtuar se palët do të vazhdojnë komunikimin dhe takimet.

“Nuk janë maratonike dhe nuk do të jenë maratonike. Kemi diskutuar me dhe për emra të përveçëm. Sepse nuk është çështje muajsh kur duhet të merremi vesh, është çështje javësh dhe do të dëshironim të ishte çështje ditësh. Komunikimi nuk ndërpritet, takimet do të vazhdojnë”, tha ai.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika