Familjarët e të zhdukurve vizitojnë Kalludrën e Vogël, aty ku u kryen gërmime për tri javë

Familjarët e personave të zhdukur, të njohur si “Grupi i Intelektualëve”, kanë vizituar lokacionin në Kalludër të Vogël të Zubin Potokut, ku janë zhvilluar gërmime për rreth tri javë në kërkim të mbetjeve mortore të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Vizita e familjarëve në këtë lokacion vjen pas përfundimit të punimeve të kërkimit, ndërsa mbetjet mortore të gjetura në zonën e Zubin Potokut tashmë janë bartur në Institutin për Mjekësi Ligjore (IML), ku po kryhen ekzaminimet dhe procedurat profesionale për identifikimin e tyre.

Sipas të dhënave të bëra publike, mbetjet mortore të gjetura në tri lokacione në fshatrat Kalludër dhe Jabukë dyshohet se u përkasin së paku 23 personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Procesi në Kalludër të Vogël dhe lokacionet e tjera të Zubin Potokut pritet të vazhdojë tashmë përmes analizave mjekoligjore dhe ADN-së, të cilat do të përcaktojnë nëse mbetjet e gjetura u përkasin personave të zhdukur.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika