Vdes krimineli i luftës, Ratko Mladiqi

Ratko Mladiqi, ish-komandanti i Ushtrisë së Republikës Srpska dhe kriminel lufte i dënuar me burgim të përjetshëm, ka vdekur sot në moshën 85-vjeçare në burgun e Hagës, raportojnë mediat serbe.

Mladiqi, me origjinë nga Kalinoviku, u dënua përfundimisht në qershor të vitit 2021 nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në Hagë.

Ai u shpall fajtor për gjenocidin në Srebrenicë, përndjekjen, shfarosjen dhe vrasjen e popullsisë civile, dëbimin dhe akte të tjera çnjerëzore, si dhe për terrorizimin dhe sulmet e paligjshme ndaj Sarajevës dhe marrjen peng të pjesëtarëve të OKB-së.

Nga 11 pikat e aktakuzës, gjykata e shpalli fajtor për 10 prej tyre.

Mladiqi njihej me nofkën “Kasapi i Bosnjës” për shkak të rolit të tij në krimet e luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë. Ai konsiderohet përgjegjës për krimet e kryera gjatë luftës, përfshirë vrasjen e më shumë se 8 mijë burrave dhe djemve boshnjakë në Srebrenicë në korrik të vitit 1995.

Ai vuante prej vitesh nga probleme të shumta shëndetësore. Gjatë javëve të fundit, familja e tij, si dhe autoritetet e Serbisë dhe të Republikës Srpska, kishin kërkuar transferimin e tij nga Haga në Beograd për trajtim dhe kujdes mjekësor.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika