Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Holanda: Rusia mund ta sulmojë NATO-n një vit pas përfundimit të luftës në Ukrainë

2026/06/29 at 8:46 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Holanda: Rusia mund ta sulmojë NATO-n një vit pas përfundimit të luftës në Ukrainë

Rusia mund të nisë një fushatë “të kufizuar” ushtarake kundër një shteti të NATO-s vetëm një vit pasi të ketë përfunduar lufta në Ukrainë, paralajmëroi Ministria e Mbrojtjes e Holandës më 29 qershor.


Në dokumentin e saj vjetor për strategjinë e politikave të mbrojtjes, ministria tha se Evropa është në një “zonë gri” mes luftës dhe paqes, duke u zotuar se do të rrisë investimet në mbrojtje të Holandës, duke përmendur veçmas dronët.

“Shërbimet holandeze të inteligjencës vlerësojnë se Rusia po përgatitet për një konfrontim afatgjatë me Evropën”, u tha në raportin e Ministrisë holandeze të Mbrojtjes.

“Në skenarin më të keq, një luftë e kufizuar kundër anëtarëve të NATO-s ka mundësi të ndodhë brenda një viti pasi lufta e Rusisë në Ukrainë të përfundojë”, thanë zyrtarët.

Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës fqinje në shkurt të vitit 2022.

Paralajmërimi vjen teksa anëtarët e NATO-s po përgatiten për samitin e aleancës në Ankara të Turqisë më 7 dhe 8 korrik, gjatë të cilit, kërcënimi nga Moska pritet të jetë lart në agjendë.

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se Rusia “mund të jetë e gatshme të përdorë forcë ushtarake kundër NATO-s brenda pesë vjetësh”.

Për t’iu kundërvënë këtyre kërcënimeve, Holanda i ka vënë qëllim vetes që brenda pesë vjetësh, gjysma e aftësive të saj operacionale të jetë me pajisje pa pilot.

Për të arritur këtë, Qeveria holandeze synon që të krijojë një “laborator të posaçëm zhvillimor”, i dizajnuar për ndërtimin e dronëve që mund t’iu kundërvihen kërcënimeve nga dronët luftarakë.

“Pyetja është nëse Evropa dhe Holanda do të jenë të forta mjaftueshëm në kohë për të mbrojtur lirinë tonë, sigurinë dhe mënyrën tonë të jetesës”, tha ministrja e Mbrojtjes, Dilan Yesilgoz.

“Kjo është përgjegjësi për çdo brez, por rrallë ka qenë kaq urgjente”, shtoi ajo./REL



Ju sugjerojmë

Rossmann & Lala hap dyqanin e 30-të në Shqipëri, përballë Parlamentit
Aktualitet

Rossmann & Lala hap dyqanin e 30-të në Shqipëri, përballë Parlamentit

4 Shtator, 2026 4:34 pm
Elvira Kapoli: Tirana Bank mbyll gjashtëmujorin e parë me rezultate mbi pritshmëritë
Aktualitet

Elvira Kapoli: Tirana Bank mbyll gjashtëmujorin e parë me rezultate mbi pritshmëritë

20 Gusht, 2026 5:35 pm
Green Coast sjell Nammos Hotels & Resorts në Shqipëri: Destinacion i ri lifestyle
Aktualitet

Green Coast sjell Nammos Hotels & Resorts në Shqipëri: Destinacion i ri lifestyle

7 Gusht, 2026 7:14 pm
Green Coast Hotel në Forbes: Historia e Rivierës Shqiptare në skenën ndërkombëtare
Aktualitet

Green Coast Hotel në Forbes: Historia e Rivierës Shqiptare në skenën ndërkombëtare

1 Gusht, 2026 3:16 pm
Dy hartat territoriale, PD sfidon me referendum:Ta zgjedhë qytetari
Kryesore

Dy hartat territoriale, PD sfidon me referendum:Ta zgjedhë qytetari

31 Korrik, 2026 5:13 pm
Aksident në Algjeri, humbin jetën 25 persona
Bota

Aksident në Algjeri, humbin jetën 25 persona

31 Korrik, 2026 3:12 pm
Çmimi i naftës/Braçe kërkon rikthimin e Bordit të Transparencës: Rritje e qëllimshme
Aktualitet

Çmimi i naftës/Braçe kërkon rikthimin e Bordit të Transparencës: Rritje e qëllimshme

31 Korrik, 2026 2:26 pm
Belinda Balluku shkon në SPAK
Kronikë

Belinda Balluku shkon në SPAK

31 Korrik, 2026 2:10 pm
Reforma Territoriale/Mazniku argumenton shkurtimin e bashkive: Efiçenca dhe ekonomia
Kryesore

Reforma Territoriale/Mazniku argumenton shkurtimin e bashkive: Efiçenca dhe ekonomia

31 Korrik, 2026 2:04 pm
Reforma Territoriale, Berisha: Rama do vazhdojë krimin ndaj shqiptarëve
Kryesore

Reforma Territoriale, Berisha: Rama do vazhdojë krimin ndaj shqiptarëve

31 Korrik, 2026 12:56 pm
Para
Dita e 30 e protestës/ Një grup protestuesish futen te Politekniku, arsyeja

Dita e 30 e protestës/ Një grup protestuesish futen te Politekniku, arsyeja

Shkon në 1719 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë

Shkon në 1719 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025

Horoskopi 30 qershor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve
















TE FUNDIT

Rossmann & Lala hap dyqanin e 30-të në Shqipëri, përballë Parlamentit

Rossmann & Lala hap dyqanin e 30-të në Shqipëri, përballë Parlamentit
4 Shtator, 2026

2026 po shënon një kapitull të ri për Rossmann & Lala. Një vit ndryshimesh të rëndësishme, investimesh dhe zhvillimi, që...

Lexo më shumë

Elvira Kapoli: Tirana Bank mbyll gjashtëmujorin e parë me rezultate mbi pritshmëritë

Elvira Kapoli: Tirana Bank mbyll gjashtëmujorin e parë me rezultate mbi pritshmëritë
20 Gusht, 2026

Tirana Bank e mbylli gjysmën e parë të vitit 2026 me një performancë financiare mbi pritshmëritë dhe rritje të balancuar...

Lexo më shumë

Green Coast sjell Nammos Hotels & Resorts në Shqipëri: Destinacion i ri lifestyle

Green Coast sjell Nammos Hotels & Resorts në Shqipëri: Destinacion i ri lifestyle
7 Gusht, 2026

Green Coast, destinacioni bregdetar më përfaqësues i Shqipërisë, ka lidhur njëpartneritet strategjik me Nammos Hotels & Resorts, branditmesdhetar lifestyle me...

Lexo më shumë

Green Coast Hotel në Forbes: Historia e Rivierës Shqiptare në skenën ndërkombëtare

Green Coast Hotel në Forbes: Historia e Rivierës Shqiptare në skenën ndërkombëtare
1 Gusht, 2026

Riviera Shqiptare po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e turistëve ndërkombëtarë dhe një nga emrat që po kontribuon në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}