75 Mall Live Search
18:22 / E Mërkurë, 02 Shtator 2026 / Z S

Aleanca nis takimet nëpër Kosovë, nesër mblidhet në Rahovec

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka njoftuar nisjen e një serie takimesh me qytetarë nëpër komunat e Kosovës.

Përmes një video të publikuar në Facebook, Gjini ka thënë se takimi i parë me qytetarët do të mbahet në qytetin e Rahovecit.

Gjini ka thënë se përmes këtyre takimeve synojnë të diskutojnë hapur me qytetarët për çështje si ekonomia, energjia, siguria, arsimi, shëndetësia dhe mirëqenia./Indeksonline/