75 Mall Live Search
17:20 / E Mërkurë, 02 Shtator 2026 / Z S

Aksident i rëndë në Shkodër, humb jetën 17-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 14:20 në fshatin Golem të Shkodrës.

Një automjet me drejtues një 50-vjeçar, me inicialet A. M., dyshohet se është përplasur me një motomjet ku udhëtonin dy persona.

Si pasojë e përplasjes, një 17-vjeçar ka humbur jetën. Personi tjetër, shtetasi E. N., 28 vjeç, ka mbetur i plagosur dhe po merr mjekim në Spitalin Rajonal të Shkodrës, raporton Euronewsalbania.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë, ku do të kryhen veprimet e mëtejshme.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.