75 Mall Live Search
17:09 / E Mërkurë, 02 Shtator 2026 / Z S

Vazhdon paraburgimi ndaj të dyshuarit për vrasjen në Lagjen e Romëve

Gjykata Themelore në Mitrovicë ia ka vazhduar edhe për dy muaj masën e paraburgimit A.S.-së, i cili dyshohet për vrasjen e një personi në Lagjen e Romëve në Mitrovicë.

Gjykata Themelore në Mitrovicë ia ka vazhduar edhe për dy muaj masën e paraburgimit A.S.-së, i cili dyshohet për vrasjen e një personi në Lagjen e Romëve në Mitrovicë.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Hateme Haxhaj, ka konfirmuar se ndaj të pandehurit është vazhduar masa e paraburgimit për dy muaj.

“Paraburgimi sipas këtij Aktvendimi, të pandehurit A.S., i llogaritet prej datës 25.08.2026 deri më datë 25.10.2026”, ka thënë Haxhaj

Ngjarja kishte ndodhur më 27 maj në Lagjen e Romëve në Mitrovicë, ku si pasojë e një sulmi me thikë një person kishte humbur jetën, ndërsa vëllai i tij kishte mbetur i plagosur../Indeksonline/