Travis Kelce flet për herë të parë për dasmën e tij me Taylor Swift: “Ishte magjike”
Travis Kelce ka folur publikisht për herë të parë rreth martesës së tij të 3 korrikut me Taylor Swift.
Në një episod të ri të New Heights, të cilin e prezanton me vëllain e tij Jason, Kelce e përshkroi ceremoninë si “magjike” dhe zbuloi se keqardhja e tij e vetme është që nuk zgjati më shumë. Dasma u drejtua nga aktori dhe komediani Adam Sandler, transmeton Indeksonline.
Travis e përshkroi dasmën si “të çmendur” dhe pranoi se do të donte të kishte zgjatur.
“Është një natë që nuk do ta harrojmë kurrë. Unë dhe Taylor jemi shumë mirënjohës ndaj të gjithë atyre që erdhën, si për ceremoninë ashtu edhe për shoqërinë. Kaluam një kohë të mrekullueshme gjatë gjithë mbrëmjes”, tha ai.

Edhe pse i falënderoi të gjithë të ftuarit, Travis veçoi veçanërisht Adam Sandlerin, të cilin e përshkroi si “personin më të mirë në të gjithë botën”.
Ai shpjegoi se sa shumë domethënës ishte për të që aktori u bë një oficer martese i çertifikuar vetëm për ta. “Për ne domethënës ishte që ai pranoi të bëhej një oficer zyrtar martese në shtetin e Nju Jorkut për të na martuar”, tha Travis. “Ai bëri gjithçka në mënyrën e tij dhe na dha më shumë sesa mund ta kishim imagjinuar ndonjëherë. Ai e dinte se ishte nata më e rëndësishme e jetës sonë.”/Indeksonline/


