75 Mall Live Search
16:52 / E Mërkurë, 02 Shtator 2026 / AR

“Do të arratisem pa adresë”, Cllevio paralajmëron shkëputjen nga gjithçka

Cllevio ka bërë të ditur përmes një postimi se sot në orën 22:00 do të zhvillojë një live, të cilin e ka cilësuar si të fundit.

Ai shprehet se gjatë transmetimit do të përmbledhë gjithçka që ka ndodhur gjatë kohëve të fundit, transmeton Indeksonline.

Në postimin e tij, Cllevio njofton gjithashtu se do të largohet nga rrjetet sociale, do të ndryshojë numrin e telefonit dhe do të shkëputet nga shoqëria.

“Dua të distancohem nga të gjithë, se ndoshta jam unë i keqja”, shkruan ai, duke falënderuar njerëzit për shoqërinë dhe miqësinë dhe duke thënë se me kalimin e kohës do të përpiqet t’ua kthejë të mirat.

Në fund, ai e cilëson këtë si një vendim të marrë nga vetë Klevioli./Indeksonline/