Jurgen Klopp po bën diçka të jashtëzakonshme, e viziton edhe skuadrën e Eintracht Frankfurtit
Trajneri i Kombëtares së Gjermanisë, Jurgen Klopp është duke bërë punë të jashtëzakonshme gjatë këtyre ditëve.
Klopp i cili është emëruar trajner i Gjermanisë javë më parë, po e viziton pothuajse secilin klub gjerman, shkruan Indeksonline
Së fundmi ishte te Eintracht Frankfurti, kurse ditë më parë ishte edhe te Bayern Munchen dhe Mainz.
Trajneri Klopp dëshiron të qëndrojë sa më afër klubeve gjermane dhe t’i shikojë futbollistët e rinj, të cilët mund t’i ftojë për ndeshjet e ardhshme.
Kujtojmë që debutimi i Kloppit në stolin e Gjermanisë do të ndodhë gjatë këtij muaji, më 24 shtator ndaj Holandës.//Indeksonline//

