75 Mall Live Search
18:14 / E Mërkurë, 02 Shtator 2026 / Z S

Rreth 50 mauna me naftë nga Kosova bllokohen në Durrës, shoferët në pritje prej orësh

Rreth 50 mauna me naftë nga Kosova janë bllokuar nga Dogana e Shqipërisë në Durrës, ndërsa shoferët po presin prej orësh për të përfunduar procedurat doganore.

Njëri nga shoferët për Indeksonline thotë se ata janë duke pritur që nga ora 12:00 e ditës e deri më tani.

‘’Jemi bllokuar që nga ora 12:00 e deri më tani, jemi të bllokuar që disa ditë kështu, na fusin nëpër kontrolla por prap na bajnë të bllokuar, në kufi presim deri ka 3-4 orë’’, ka thënë ai për Indeksonline.

Indeksonline ju sjell pamje ku shihen maunet e blokuara.