75 Mall Live Search
15:53 / E Mërkurë, 02 Shtator 2026 / H F

Goditet një këmbësor në Prishtinë, në vendngjarje policia dhe autoambulanca

Një këmbësor është goditur nga një veturë para pak minutash në kryeqytet.

Rasti ka ndodhur konkretisht në rrethin e Çagllavicës, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e plota të aksidentit, shkruan IndeksOnline.

Në vendngjarje kanë dalë ekipa e autoambulancës, të cilat kanë ofruar ndihmën e parë, si dhe Policia e Kosovës, e cila po merret me hetimin e rastit.

IndeksOnline do t’iu mbajë të informuar lidhur me këtë rast.