Tensione në protestën kundër, Reformës Territoriale, organizatori ofendon dhe largon gazetarët

27 Gusht 2026 | 11:35

Protesta e zhvilluar në Maliq kundër bashkimit administrativ me Korçën është shoqëruar me tensione mes organizatorëve dhe gazetarëve të pranishëm në aktivitet.

Gjatë kohës që mediat po intervistonin protestuesit, organizatori i protestës, Arjan Asimi, është përplasur me disa gazetarë, duke i ofenduar dhe, sipas pretendimeve të tyre, duke pasur edhe përplasje fizike me ta.

Sipas gazetarëve të pranishëm, Asimi ka akuzuar mediat se janë të shitura dhe në shërbim të pushtetit.

Pas përshkallëzimit të situatës, gazetarët kanë ndërprerë intervistat dhe janë larguar nga protesta. Më pas, ata i janë drejtuar Komisariatit të Maliqit, ku kanë bërë kallëzim lidhur me pengimin e ushtrimit të detyrës, pretendimet për goditje fizike dhe denigrim.

Ngjarja pritet të jetë objekt i verifikimeve nga autoritetet, ndërsa nuk ka ende një qëndrim zyrtar lidhur me pretendimet e palëve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari nga Rusia: Putin dhe Kushner drekuan në restorant luksoz, presidenti rus priti 3 muaj për takimin

Analisti Misha Pumo ka dhënë detaje në “Review” me Greta Topjana sa i përket takimit midis Vladimir Putinit dhe përfaqësuesve amerikanë Steve Witkoff dhe Jared...
22:08 | 06/09/2026

Situatë alarmante në Pukë, Mali i Tërbunit përfshihet nga zjarret

Pasditen e sotme mali i Tërbunit është përfshirë nga zjarri. I favorizuar nga erërat dhe kushtet e terrenit, zjarri po përhapet duke rrezikuar dhe djegur...
21:40 | 06/09/2026

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 11 vatra aktive, situatë problematike vijon te Mali i Dajtit

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar të dhënat më të fundit mbi situatën e zjarreve. Sipas njoftimit, gjatë ditës 6 shtator, ora 20:00, janë raportuar 20...
21:34 | 06/09/2026