Shkodra Jazz Festival, tingujt e muzikës mbushin me spektatorë teatrin “Migjeni”

27 Gusht 2026 | 17:32

Tingujt e jazz-it u rikthyen në Teatrin “Migjeni”, në mbrëmjen e radhës së edicionit të 17-të të “Shkodra Jazz Festival”.

Festivali, që prej vitesh është kthyer në një nga ngjarjet e rëndësishme muzikore të qytetit, solli këtë herë në skenë kuartetin e artistit Kejdi Barbullushi. Përmes improvizimit, ritmit dhe ndërthurjes së instrumenteve, muzikantët krijuan një atmosferë të veçantë për publikun shkodran. Koncerti u zhvillua në kuadër të programit të festivalit, i cili po shtrihet edhe në hapësira të ndryshme të qytetit, duke e afruar muzikën me publikun.

Për drejtuesin artistik të festivalit, Florian Jakaj, jazz-i nuk është vetëm një formë muzikore, por edhe një hapësirë ku artistët mund të shprehen lirshëm, të eksperimentojnë dhe të komunikojnë me publikun përmes muzikës.

Në këtë edicion, “Shkodra Jazz Festival” ka sjellë në qytet artistë dhe muzikantë nga vende të ndryshme, duke pasuruar skenën kulturore dhe duke krijuar mundësi për bashkëpunime të reja artistike. Pjesë e kuartetit ishte edhe perkusionisti Matheus Jardim, i cili vlerësoi përvojën në Shqipëri dhe bashkëpunimin me Kejdi Barbullushin.

“Ndihem mjaft mirë që jam pjesë e këtij kuarteti dhe që bashkëpunoj me një artist të talentuar si Kejdi. Në Shqipëri po kaloj mirë dhe kam njohur njerëz fantastikë, është shprehur Matheus Jardim, Perkusionist.

“Shkodra Jazz Festival” do të vijojë edhe përgjatë javës me koncerte të tjera, duke sjellë për publikun shkodran artistë të rinj, interpretime të ndryshme dhe tingujt karakteristikë të jazz-it.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari nga Rusia: Putin dhe Kushner drekuan në restorant luksoz, presidenti rus priti 3 muaj për takimin

Analisti Misha Pumo ka dhënë detaje në “Review” me Greta Topjana sa i përket takimit midis Vladimir Putinit dhe përfaqësuesve amerikanë Steve Witkoff dhe Jared...
22:08 | 06/09/2026

Situatë alarmante në Pukë, Mali i Tërbunit përfshihet nga zjarret

Pasditen e sotme mali i Tërbunit është përfshirë nga zjarri. I favorizuar nga erërat dhe kushtet e terrenit, zjarri po përhapet duke rrezikuar dhe djegur...
21:40 | 06/09/2026

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 11 vatra aktive, situatë problematike vijon te Mali i Dajtit

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar të dhënat më të fundit mbi situatën e zjarreve. Sipas njoftimit, gjatë ditës 6 shtator, ora 20:00, janë raportuar 20...
21:34 | 06/09/2026