Pensionistët në Vlorë, ditë monotone dhe mungesë hapësirash për kohën e lirë

27 Gusht 2026 | 17:27

Në Vlorë mungojnë mundësitë që mosha e tretë të kalojë kohën e lirë. Të ulur në stola, në ato pak hapësira të gjelbra të qytetit, duke u larë në det apo duke shëtitur në diell, këto janë ndër alternativat e vetme për pensionistët. Ata e përshkruajnë ditën si monotone, pa aktivitete apo ambiente ku mund të mblidhen dhe të kalojnë kohën së bashku.

Shumë prej tyre thonë se do të dëshironin të udhëtonin, të shkonin me pushime apo të kalonin disa ditë pranë fëmijëve që jetojnë në emigrim. Por pensionet që marrin, sipas tyre, nuk u japin mundësi të përballojnë as shpenzimet më të thjeshta të përditshme.

Pensionistët kërkojnë më shumë vëmendje nga institucionet dhe investime në ambiente rekreative, ku mosha e tretë të mund të kalojë kohën e lirë, të luajë apo të zhvillojë aktivitete sociale. Sipas tyre, mungesa e këtyre hapësirave e bën edhe më të vështirë përditshmërinë e tyre.

Aktualisht, në qytetin e Vlorës përmenden vetëm dy hapësira ku pensionistët mund të mblidhen, të luajnë dhe të kalojnë kohën e lirë: Lulishtja e Shkrimtarëve, ku tavolinat janë krijuar prej vetë tyre, dhe hapësira pranë Kalit të Trojës. Përtej tyre, alternativat mbeten të pakta.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari nga Rusia: Putin dhe Kushner drekuan në restorant luksoz, presidenti rus priti 3 muaj për takimin

Analisti Misha Pumo ka dhënë detaje në “Review” me Greta Topjana sa i përket takimit midis Vladimir Putinit dhe përfaqësuesve amerikanë Steve Witkoff dhe Jared...
22:08 | 06/09/2026

Situatë alarmante në Pukë, Mali i Tërbunit përfshihet nga zjarret

Pasditen e sotme mali i Tërbunit është përfshirë nga zjarri. I favorizuar nga erërat dhe kushtet e terrenit, zjarri po përhapet duke rrezikuar dhe djegur...
21:40 | 06/09/2026

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 11 vatra aktive, situatë problematike vijon te Mali i Dajtit

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar të dhënat më të fundit mbi situatën e zjarreve. Sipas njoftimit, gjatë ditës 6 shtator, ora 20:00, janë raportuar 20...
21:34 | 06/09/2026