Miratohet projekti, autostrada Kashar-Rrogozhinë nis ndërtimin brenda këtij viti

27 Gusht 2026 | 17:15

Projekti i autostradës Kashar-Rrogozhinë pritet te kaloje ne fazë ndërtimi brenda këtij viti, pasi Autoriteti Rrugor Shqiptar ka miratuar projektin e zbatimit, duke i hapur rrugë edhe procesit të shpronësimeve.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, deklaroi se tashmë janë përmbyllur diskutimet mbi mënyrën e lidhjes së aksit Kashar–Rrogozhinë me Bypass-in e Tiranës dhe se projekti është gati për zbatim.

Sipas tij, ARRSH ka miratuar projektin e zbatimit dhe ministria do të nisë menjëherë procedurat për shpronësimet, me synimin që punimet të fillojnë brenda vitit.

Kashar-Rrogozhinë është pjesë e Korridorit Blu dhe vijim i aksit Thumanë-Kashar. Autostrada do të ketë një gjatësi prej 33.5 kilometrash dhe do të ndërtohet sipas kategorisë A, duke krijuar një lidhje më të drejtpërdrejtë veri-jug dhe duke synuar lehtësimin e trafikut në një nga korridoret më të ngarkuara të vendit, atë Tiranë-Durrës.

Karakaçi e cilësoi projektin pjesë të një pakete investimesh strategjike në infrastrukturën rrugore, që synon përmirësimin e lidhjeve brenda vendit dhe integrimin më të mirë të Shqipërisë me rrjetin europian të transportit.

Autostrada Kashar-Rrogozhinë është një nga segmentet kryesore të Korridorit Blu, me rëndësi për forcimin e lidhjes veri-jug dhe përmirësimin e aksesit të Shqipërisë drejt korridoreve europiane të transportit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari nga Rusia: Putin dhe Kushner drekuan në restorant luksoz, presidenti rus priti 3 muaj për takimin

Analisti Misha Pumo ka dhënë detaje në “Review” me Greta Topjana sa i përket takimit midis Vladimir Putinit dhe përfaqësuesve amerikanë Steve Witkoff dhe Jared...
22:08 | 06/09/2026

Situatë alarmante në Pukë, Mali i Tërbunit përfshihet nga zjarret

Pasditen e sotme mali i Tërbunit është përfshirë nga zjarri. I favorizuar nga erërat dhe kushtet e terrenit, zjarri po përhapet duke rrezikuar dhe djegur...
21:40 | 06/09/2026

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 11 vatra aktive, situatë problematike vijon te Mali i Dajtit

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar të dhënat më të fundit mbi situatën e zjarreve. Sipas njoftimit, gjatë ditës 6 shtator, ora 20:00, janë raportuar 20...
21:34 | 06/09/2026