Këshilli Gjyqësor i Kosovës refuzon kthimin e gjyqtarëve serbë që dhanë dorëheqje

27 Gusht 2026 | 12:10

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka refuzuar kërkesat për tërheqjen e dorëheqjeve dhe rikthimin në sistemin gjyqësor të gjyqtarëve dhe stafit administrativ serb në veri të Kosovës, të cilët kishin dhënë dorëheqje në vitin 2022, raporton Ekonomia Online.

Vendimi është marrë me 9 vota për, një kundër dhe një abstenim. Gjatë diskutimit, anëtarët e KGJK-së kanë shprehur qëndrime të ndryshme lidhur me mundësinë e rikthimit të tyre në sistemin gjyqësor. Emrat e gjyqtarëve serbë të dorëhequr në vitin 2022 do t’i dorëzohen ushtrueses së detyrës së presidentes Albulena Haxhiu për lirim nga detyra.

Anëtari i KGJK-së, Artan Abazi, ka kundërshtuar rikthimin e gjyqtarëve dhe stafit administrativ, duke theksuar se dorëheqjet e tyre në vitin 2022 kanë qenë të parevokueshme dhe se gjatë katër viteve ka pasur ndryshime në ligje dhe praktika.

“Duke pasur parasysh që në vitin 2022, këta gjyqtarë me vullnetin e tyre kanë dhënë dorëheqje të parevokueshme, kjo është për me pasur parasysh. Duke pasur parasysh këtë gjendje unë konsideroj që gjyqtarët edhe stafi administrativ duke pasur parasysh që 4 vite nuk janë, ata kanë humbur edhe aftësinë profesionale për ta ushtruar pozitën e gjyqtarit dhe pozitat administrative. Konsideroj se absolutisht nuk janë të aftë të ushtrojnë pozitën sepse kanë ndryshuar ligji, praktikat, në aspektin profesional së pari. Unë konsideroj që për disa janë të përfshirë edhe në aktivitete politike, ata që janë të përfshirë në aktivitete politike nuk kanë vend sistemin gjyqësor të Kosovës. Ne nuk e din që ndonjëri nga ta mund të ketë kryer edhe vepër penale. Propozoj që të mos aprovohet kërkesa për revokimin e dorëheqjes”, tha ai.

Në anën tjetër, anëtarja e KGJK-së, Ivana Milenkoviç, ka mbështetur kthimin e tyre në sistem, duke argumentuar se me pranimin e tërheqjes së dorëheqjeve do të përmbushej garancia kushtetuese ndaj qytetarëve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Serbia abstenoi për hartën e re në OKB, me arsyetimin se Kosova u shfaq si shtet i pavarur

OKB-ja miratoi këtë javë një hartë të re të botës, për të reflektuar madhësinë e vërtetë të Afrikës. 164 shtete votuan pro, vetëm SHBA-ja kundër...
18:43 | 06/09/2026

Emrat e 35 të akuzuarve për vrasjen e Jasharëve

Pozita të larta komanduese të strukturave të njësive speciale të policisë serbe mbanin 35 të akuzuarit nga Prokuroria Speciale e Kosovës për masakrën e Jasharëve....
19:45 | 04/09/2026

Marrëveshja LVV-LDK, Dehari cakton 9 shtatorin për vazhdimin e seancës

Kryesuesi i seancës konstitutive të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, ka njoftuar se vazhdimi i saj do të mbahet më 9 shtator, në orën 11:00....
15:18 | 04/09/2026