Ndihmuan Ukrainën, Moska kërcënon Francën dhe Britaninë: Po luani me zjarrin, mund të godasim objektivat ushtarake

27 Gusht 2026 | 11:58

Rusia ka kërcënuar Francën dhe Britaninë me hakmarrje, pas vendimit të dy vendeve për të rritur mbështetjen ushtarake ndaj Ukrainës dhe për t’i ofruar Kievit teknologji të ndjeshme raketore.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, paralajmëroi se vendimet e Londrës dhe Parisit mund të sjellin “pasoja të paparashikueshme”.

Britania dhe Franca u zotuan të hënën, më 24 gusht, për të forcuar mbështetjen ushtarake për Ukrainën, përfshirë aksesin në teknologji të klasifikuar dhe përshpejtimin e dërgesave të raketave kundërajrore.

Në mënyrë të veçantë, Britania njoftoi se do t’i ofrojë Kievit akses në teknologji të klasifikuar për prodhimin e raketave lundruese Storm Shadow me rreze të gjatë veprimi, të afta për të goditur objektiva në thellësi të territorit rus.

Zakharova paralajmëroi Londrën se Moska mund të godasë objektiva ushtarake britanike, brenda dhe jashtë Ukrainës, nëse raketat britanike përdoren nga Ukraina për sulme ndaj territorit rus.

Ajo i bëri gjithashtu thirrje Britanisë të heqë dorë nga qëndrimi që Moska e konsideron armiqësor ndaj Rusisë, duke paralajmëruar se një qasje e tillë mund ta përshkallëzojë konfliktin në një nivel të ri.

Ndërkohë, Franca ka rënë dakord t’i ofrojë Ukrainës njohuritë teknike për projektimin e përbashkët të raketave franko-britanike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Netanyahu kërcënon Iranin: Do të marrë një goditje që as nuk e imagjinon

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar Iranin se do të përballet me një sulm të fuqishëm nëse ndërmerr ndonjë sulm të ri ndaj Izraelit, ndërsa...
20:33 | 06/09/2026

“Shpresa për paqe”, Witkoff pas takimit në Kiev: Pati bisedime shumë të rëndësishme

I dërguari i SHBA-së, Steve Witkoff, i ka cilësuar shumë të rëndësishme bisedimet e zhvilluara në Kiev me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, duke shprehur shpresën...
20:13 | 06/09/2026

Shpërthimi vullkanik bllokon mbi 150 mijë pasagjerë në Indonezi, kërkohet devijimi i fluturimeve

Më shumë se 150 mijë pasagjerë kanë mbetur të bllokuar në Indonezi, pasi një shpërthim vullkanik detyroi autoritetet të pezullojnë përkohësisht operacionet në tetë aeroporte....
18:00 | 06/09/2026