Kriza në Kosovë, PDK dhe AAK ‘mësyjnë’ në Kryeministri: Albin, mos shkel mbi gjakun e të rënëve
Deputetë të PDK-së dhe AAK-së mësynë sot para godinës së qeverisë në Kosovë dhe i bënë thirrje Albin Kurtit që të shkojë në Kuvend dhe të mundësojë konstituimin e institucioneve të reja. Ata thanë se populli i ka sakrifikuar shumë dhe ka derdhur gjak për Kosovën, prandaj Albin kurti nuk mund të tallet sipas tyre.
Rojet e sigurisë i ndaluan deputetët, ndërkohë që Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku i kujtoi përgjegjësit të rojeve të sigurimit se me ligj “më lejohet qasja në të gjitha institucionet.”
Në protestën e sotme të deputetëve të PDK-së para Qeverisë, janë bashkuar edhe asamblistë e aktivistë nga Shtimja dhe Fushë Kosova.
Një ditë më parë, AAK dhe PDK kallëzuan penalisht kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, dhe Qeverisë në detyrë, duke e akuzuar se po merr vendime në kundërshtim me ligjin.
Serbia abstenoi për hartën e re në OKB, me arsyetimin se Kosova u shfaq si shtet i pavarur
Emrat e 35 të akuzuarve për vrasjen e Jasharëve
Marrëveshja LVV-LDK, Dehari cakton 9 shtatorin për vazhdimin e seancës
- 22:08 Gazetari nga Rusia: Putin dhe Kushner drekuan në restorant luksoz, presidenti rus priti 3 muaj për takimin
- 21:40 Situatë alarmante në Pukë, Mali i Tërbunit përfshihet nga zjarret
- 21:34 Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 11 vatra aktive, situatë problematike vijon te Mali i Dajtit
- 21:26 Nurellari: Protesta në shesh të jetë reflektim për partitë e reja!
- 20:56 Mediu: Me goditjen e Berishës u tentua shkatërrimi i opozitarizmit
- 20:33 Netanyahu kërcënon Iranin: Do të marrë një goditje që as nuk e imagjinon