Berisha: Për procesin e Ergys Agasit duhet monitorim ndërkombëtar
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar këtë të enjte për arrestimin e biznesmenit të kërkuar Ergys Agasi. Në një konferencë për mediat, Berisha e cilësoi arrestimin si një zhvillim pozitiv, ndërsa kërkoi përfshirjen e institucioneve ndërkombëtare në monitorimin e hetimit.
“Ajo çka PD kërkon, i bën thirrje Europolit, Eurojustit, vendeve partnere të monitorojnë me seriozitetin më të madh këtë proces”, deklaroi Berisha.
Sipas kreut të PD-së, përfshirja e institucioneve ndërkombëtare është e nevojshme pasi, sipas tij, aktiviteti i Agasit ka prekur edhe shtetas të huaj në Shqipëri.
Berisha ngriti akuza të forta lidhur me të dhënat e sistemit TIMS, duke pretenduar se Agasi ka pasur akses në informacione të pakufizuara dhe se ato janë përdorur në dëm të vendeve anëtare të NATO-s.
“Agasi ka qenë një rrezik për NATO-n. Agasi të gjitha të dhënat e sistemit TIMS, ua ka dhënë armiqve të NATO-s dhe kartelit të Troplinëve, midis të tjerash”, u shpreh ai.
Berisha kërkoi që hetimi të marrë një dimension ndërkombëtar, duke iu drejtuar Europolit, Eurojustit dhe agjencive ligjzbatuese të vendeve partnere.
Në vijim të deklaratës së tij, kreu i PD-së e lidhi drejtpërdrejt çështjen me kryeministrin Edi Rama, duke pretenduar se Agasi ka vepruar në emër të tij dhe nën kontrollin e tij.
Në përfundim, Berisha përsëriti kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
“E mbyll këtë me thirrjen për dorëheqje urgjente të Edi Ramës, pasi nuk është gjë tjetër, veçse një Agas në karrigen e kryeministrit”, deklaroi Berisha.
Nurellari: Protesta në shesh të jetë reflektim për partitë e reja!
Mediu: Me goditjen e Berishës u tentua shkatërrimi i opozitarizmit
Berisha në SHBA: Ata që firmosën ndalimin tim, sot janë non-grata në vendin e tyre, mirënjohje Trump dhe Rubio
- 22:08 Gazetari nga Rusia: Putin dhe Kushner drekuan në restorant luksoz, presidenti rus priti 3 muaj për takimin
- 21:40 Situatë alarmante në Pukë, Mali i Tërbunit përfshihet nga zjarret
- 21:34 Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 11 vatra aktive, situatë problematike vijon te Mali i Dajtit
- 21:26 Nurellari: Protesta në shesh të jetë reflektim për partitë e reja!
- 20:56 Mediu: Me goditjen e Berishës u tentua shkatërrimi i opozitarizmit
- 20:33 Netanyahu kërcënon Iranin: Do të marrë një goditje që as nuk e imagjinon