Lezhë, arrestohet 41-vjeçari i armatosur dhe me makinë të blinduar
Një 41-vjeçar është arrestuar në Lezhë pasi qarkullonte me një automjet të blinduar dhe ishte i armatosur.
Në kuadër të operacionit të koduar “Unaza”, strukturat për hetimin e krimeve të DVP Lezhë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, arrestuan shtetasin Arben Mhillaj, 41 vjeç, banues në fshatin Malecaj-Torovicë.
Sipas Policisë, 41-vjeçari u lokalizua në fshatin Torovicë, duke lëvizur me një automjet të blinduar. Pasi efektivët i dhanë shenjë ndalimi, ai nuk iu bind urdhrit dhe vijoi lëvizjen. Pas disa minutash ndjekjeje, shërbimet e Policisë arritën ta ndalonin në fshatin Malecaj.
Gjatë ndjekjes, i arrestuari dyshohet se hodhi në tokë një armë zjarri pistoletë, me fishek në fole, si dhe krehërin e saj me disa fishekë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan gjithashtu automjeti i blinduar.
Sipas autoriteteve, 41-vjeçari rezulton me precedent penal për kanosje dhe kundërshtim të punonjësve të Policisë. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se Arben Mhillaj, është vëllai i shtetasit në kërkim Florin Mhillaj, 36 vjeç, i dyshuar për ngjarjen e ndodhur më datë 26.04.2026, në rrugën “Balldren-Torovicë”, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy personave, e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme.
Gazetari nga Rusia: Putin dhe Kushner drekuan në restorant luksoz, presidenti rus priti 3 muaj për takimin
Situatë alarmante në Pukë, Mali i Tërbunit përfshihet nga zjarret
Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 11 vatra aktive, situatë problematike vijon te Mali i Dajtit
- 22:08 Gazetari nga Rusia: Putin dhe Kushner drekuan në restorant luksoz, presidenti rus priti 3 muaj për takimin
- 21:40 Situatë alarmante në Pukë, Mali i Tërbunit përfshihet nga zjarret
- 21:34 Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 11 vatra aktive, situatë problematike vijon te Mali i Dajtit
- 21:26 Nurellari: Protesta në shesh të jetë reflektim për partitë e reja!
- 20:56 Mediu: Me goditjen e Berishës u tentua shkatërrimi i opozitarizmit
- 20:33 Netanyahu kërcënon Iranin: Do të marrë një goditje që as nuk e imagjinon