Ministria e Mbrojtjes publikon të dhënat e fundit për situatën nga zjarret: 24 vatra në total, 4 aktive
Ministria e Mbrojtjes ka publikuar të dhënat e përditësuara mbi situatën e zjarreve në vend.
Sipas njoftimit, deri në orën 20:00 të 26 gushtit janë raportuar në rang vendi 24 vatra zjarri, nga të cilat 4 vijojnë të jenë aktive, ndërsa 5 të tjera janë nën mbikëqyrje.
Në mbështetje të operacioneve janë angazhuar edhe 50 efektivë të Forcave të Armatosura dhe një helikopter.
Vatrat aktive janë:
- Qafë e Helmës, Bulqizë – vijon puna për shuarjen e zjarrit në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Në terren janë angazhuar 23 forca operacionale nga MZSH Bulqizë dhe strukturat bashkiake. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.
- Mali i Dardhës, Librazhd – zjarri vijon të djegë në brendësi, kryesisht në humus dhe trungje të dekompozuara. Nuk rrezikohen banesa.
- Mali i Qukësit, Prrenjas – vijon puna për shuarjen e trungjeve të rrëzuara dhe bimësisë së ulët brenda vatrës. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.
- Drashovicë, Selenicë – vijon puna për shuarjen e zjarrit në sipërfaqe pyjore me shkurre, me 1 mjet zjarrfikës dhe 3 efektivë të MZSH Selenicë. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.
Ndërkohë, situata paraqitet e përmirësuar në vatrat e tjera. Në Malin e Dajtit, reshjet e shiut izoluan vatrat dhe zona do të mbahet nën mbikëqyrje; gjatë ditës u angazhuan 38 forca operacionale bashkiake dhe 50 efektivë të FA-së.
Në Sarandë, zjarri në kurorën e qytetit është vënë nën kontroll pas një angazhimi të gjerë të MZSH-ve, Policisë, FNSH-së, forcave bashkiake dhe 1 helikopteri të FA-së, ndërsa zona vijon të mbahet nën mbikëqyrje.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) vijon të ndjekë në mënyrë të pandërprerë situatën në të gjithë territorin e vendit, në koordinim të ngushtë me prefekturat, bashkitë dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile.
Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe në gatishmëri për të ndërhyrë aty ku situata e kërkon, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve.
Gazetari nga Rusia: Putin dhe Kushner drekuan në restorant luksoz, presidenti rus priti 3 muaj për takimin
Situatë alarmante në Pukë, Mali i Tërbunit përfshihet nga zjarret
Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 11 vatra aktive, situatë problematike vijon te Mali i Dajtit
- 22:08 Gazetari nga Rusia: Putin dhe Kushner drekuan në restorant luksoz, presidenti rus priti 3 muaj për takimin
- 21:40 Situatë alarmante në Pukë, Mali i Tërbunit përfshihet nga zjarret
- 21:34 Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 11 vatra aktive, situatë problematike vijon te Mali i Dajtit
- 21:26 Nurellari: Protesta në shesh të jetë reflektim për partitë e reja!
- 20:56 Mediu: Me goditjen e Berishës u tentua shkatërrimi i opozitarizmit
- 20:33 Netanyahu kërcënon Iranin: Do të marrë një goditje që as nuk e imagjinon