Zjarr i madh pranë Hotel Turizmit në Sarandë, rrezikohen disa ndërtesa! Zjarrfikësit në vendngjarje (VIDEO)

Dëgjoni lajmin
0:00 / 0:00
26 Gusht 2026 | 17:01

Një zjarr i përmasave të mëdha është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në Sarandë, në zonën pranë Hotel Turizmit, i cili ka përfshirë kurorën e gjelbër të qytetit, pikërisht në zonën e mbjellë me pisha pranë Manastirit historik të 40 Shenjtorëve.

Sipas raportimeve, flakët dhe tymi kanë shkaktuar alarm në zonë, ndërsa ende nuk ka informacion zyrtar për shkaqet e zjarrit.

Sakaq, bëhet e ditur se flakët po përhapen me shpejtësi në sipërfaqen me bimësi të dendur, duke krijuar një situatë kritike dhe duke u afruar rrezikshëm pranë disa ndërtesave të banimit.

Ndërkohë, në vendngjarje janë nisur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat po ndërhyjnë në terren për të vënë nën kontroll vatrën e zjarrit. Ekipet e emergjencës po punojnë paralelisht edhe për krijimin e brezave mbrojtës, me qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejshme të flakëve drejt zonave të banuara përreth.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari nga Rusia: Putin dhe Kushner drekuan në restorant luksoz, presidenti rus priti 3 muaj për takimin

Analisti Misha Pumo ka dhënë detaje në “Review” me Greta Topjana sa i përket takimit midis Vladimir Putinit dhe përfaqësuesve amerikanë Steve Witkoff dhe Jared...
22:08 | 06/09/2026

Situatë alarmante në Pukë, Mali i Tërbunit përfshihet nga zjarret

Pasditen e sotme mali i Tërbunit është përfshirë nga zjarri. I favorizuar nga erërat dhe kushtet e terrenit, zjarri po përhapet duke rrezikuar dhe djegur...
21:40 | 06/09/2026

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 11 vatra aktive, situatë problematike vijon te Mali i Dajtit

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar të dhënat më të fundit mbi situatën e zjarreve. Sipas njoftimit, gjatë ditës 6 shtator, ora 20:00, janë raportuar 20...
21:34 | 06/09/2026