Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes publikon të dhënat e fundit: U raportuan 28 vatra zjarri, 4 mbeten aktive

27 Gusht 2026 | 09:51

Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur përditësimin e fundit mbi situatën e zjarreve në vend. Sipas njoftimit, nga ora 09:00 e datës 26 gusht deri në orën 09:00 të datës 27 gusht 2026, janë raportuar 28 vatra zjarri, nga të cilat 4 mbeten aktive dhe 3 nën mbikëqyrje.

Në operacionet e shuarjes janë angazhuar në total 330 forca operacionale dhe 35 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura kanë mbështetur operacionet me 50 efektivë dhe 1 helikopter.

Aktualisht, vëmendja kryesore është në Qarkun Dibër, ku mbeten aktive dy vatra.

Në Qafë të Helmës, Bulqizë, vijon puna në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha, me 23 forca operacionale të angazhuara; nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në Vajkal, Bulqizë, vatra ndodhet në terren shkëmbor me shkurre dhe dëllinja. Në terren janë 32 forca: 5 zjarrfikës, 2 punonjës të emergjencave civile dhe 25 punonjës bashkiakë.

Në Qarkun Elbasan mbeten aktive dy vatra. Në Malin e Dardhës, Librazhd, zjarri është izoluar dhe mbahet nën kontroll nga forcat në terren, pa rrezik për banesat. Në Malin e Qukësit, Prrenjas, vijon puna për shuarjen e trungjeve dhe bimësisë së ulët brenda perimetrit të vatrës, gjithashtu pa rrezik për zonat e banuara. Ndërkohë, vatra në Malin e Polisit mbahet nën mbikëqyrje për të parandaluar riaktivizimin.

Situata në Malin e Dajtit paraqitet e përmirësuar. Reshjet e shiut të një dite më parë izoluan vatrat, pas angazhimit të 38 forcave operacionale vendore dhe 50 efektivëve të FA-së. Zona do të vijojë të mbahet nën mbikëqyrje, me qëllim shmangien e çdo riaktivizimi.

Edhe vatra në Qafë-Mugë, Fushë-Arrëz, është izoluar dhe vijon monitorimi.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) vijon të ndjekë në mënyrë të pandërprerë situatën në të gjithë territorin e vendit, në koordinim të ngushtë me prefekturat, bashkitë dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile.

Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe në gatishmëri për të ndërhyrë aty ku situata e kërkon, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari nga Rusia: Putin dhe Kushner drekuan në restorant luksoz, presidenti rus priti 3 muaj për takimin

Analisti Misha Pumo ka dhënë detaje në “Review” me Greta Topjana sa i përket takimit midis Vladimir Putinit dhe përfaqësuesve amerikanë Steve Witkoff dhe Jared...
22:08 | 06/09/2026

Situatë alarmante në Pukë, Mali i Tërbunit përfshihet nga zjarret

Pasditen e sotme mali i Tërbunit është përfshirë nga zjarri. I favorizuar nga erërat dhe kushtet e terrenit, zjarri po përhapet duke rrezikuar dhe djegur...
21:40 | 06/09/2026

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 11 vatra aktive, situatë problematike vijon te Mali i Dajtit

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar të dhënat më të fundit mbi situatën e zjarreve. Sipas njoftimit, gjatë ditës 6 shtator, ora 20:00, janë raportuar 20...
21:34 | 06/09/2026