Vlorë, burri godet me sqepar bashkëshorten, shoqërohet në polici

27 Gusht 2026 | 09:21

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të ditës së sotme në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë.

Sipas të dhënave paraprake, një çift i ri është konfliktuar, ndërsa bashkëshorti dyshohet se ka goditur bashkëshorten me një mjet prerës, tip sqepar, në pjesën e ballit. E reja është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku po merr ndihmën mjekësore.

Sipas mjekëve, gjendja e saj është e stabilizuar dhe ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Dëmtimet janë raportuar si sipërfaqësore, kryesisht në pjesën e ballit. Ndërkohë, policia ka shoqëruar bashkëshortin dhe po merr deklarimet e tij, ndërsa po merret në pyetje edhe e dhunuara, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të konfliktit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari nga Rusia: Putin dhe Kushner drekuan në restorant luksoz, presidenti rus priti 3 muaj për takimin

Analisti Misha Pumo ka dhënë detaje në “Review” me Greta Topjana sa i përket takimit midis Vladimir Putinit dhe përfaqësuesve amerikanë Steve Witkoff dhe Jared...
22:08 | 06/09/2026

Situatë alarmante në Pukë, Mali i Tërbunit përfshihet nga zjarret

Pasditen e sotme mali i Tërbunit është përfshirë nga zjarri. I favorizuar nga erërat dhe kushtet e terrenit, zjarri po përhapet duke rrezikuar dhe djegur...
21:40 | 06/09/2026

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 11 vatra aktive, situatë problematike vijon te Mali i Dajtit

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar të dhënat më të fundit mbi situatën e zjarreve. Sipas njoftimit, gjatë ditës 6 shtator, ora 20:00, janë raportuar 20...
21:34 | 06/09/2026