Mbi 800 të zhdukur pas përmbytjeve në Nepal
Më shumë se 800 persona rezultojnë të zhdukur pas përmbytjeve masive që kanë goditur zonat pranë kufirit mes Nepalit dhe Tibetit.
Në Nepal, të paktën 165 trupa janë gjetur deri më tani, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit po përballen me vështirësi të mëdha për shkak të reshjeve të dendura dhe terrenit të vështirë malor.
“Gruaja ime është ende diku nën baltë”, tha një burrë i shpëtuar me helikopter, duke përshkruar përmasat e tragjedisë.
Në anën tibetiane, autoritetet raportojnë 558 persona të zhdukur dhe tre viktima të konfirmuara. Ende nuk është e qartë nëse këto shifra përfshihen apo përputhen me bilancin e raportuar nga Nepali.
Mes të zhdukurve në të dyja anët e kufirit janë edhe qindra shtetas të huaj. Nepali ka bërë të ditur se mes tyre ndodhen më shumë se 100 turistë nga India, 54 shtetas amerikanë dhe 33 britanikë.
Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, përmbytjet u shkaktuan nga “rënia e akullnajave dhe rrjedhja e mbeturinave”, duke përkeqësuar situatën në zonat e prekura.
Operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se bilanci i viktimave dhe të zhdukurve mund të ndryshojë
Netanyahu kërcënon Iranin: Do të marrë një goditje që as nuk e imagjinon
“Shpresa për paqe”, Witkoff pas takimit në Kiev: Pati bisedime shumë të rëndësishme
Shpërthimi vullkanik bllokon mbi 150 mijë pasagjerë në Indonezi, kërkohet devijimi i fluturimeve
- 22:08 Gazetari nga Rusia: Putin dhe Kushner drekuan në restorant luksoz, presidenti rus priti 3 muaj për takimin
- 21:40 Situatë alarmante në Pukë, Mali i Tërbunit përfshihet nga zjarret
- 21:34 Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 11 vatra aktive, situatë problematike vijon te Mali i Dajtit
- 21:26 Nurellari: Protesta në shesh të jetë reflektim për partitë e reja!
- 20:56 Mediu: Me goditjen e Berishës u tentua shkatërrimi i opozitarizmit
- 20:33 Netanyahu kërcënon Iranin: Do të marrë një goditje që as nuk e imagjinon