“Shqipëria kërkon revolucion”, mbahet protesta e 88-të në Tiranë
Këtë të mërkurë u mbajt protesta e 88-të në Tiranë, e organizuar nga aktivistë dhe qytetarë kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”, prej nga nisën marshimin në drejtim të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Gjatë marshimit u dëgjuan thirrjet: “Shqipëria kërkon revolucion” ndërsa protestuesit u ndalën përpara godinës së Kryeministrisë, ku vijuan me thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit.
Pas fjalimeve të mbajtura në shesh, qytetarët pjesëmarrës në protestën e 88-të kanë vijuar marshimin nëpër rrugët e Tiranës.
Protestuesit u zhvendosën nga zona e Kryeministrisë, duke vijuar qëndresën e tyre nëpër kryeqytet, ndërsa gjatë marshimit u dëgjuan thirrje kundër qeverisë.
“Rama, jepe dorëheqjen!” ishte një prej thirrjeve kryesore të protestuesve, e cila u përsërit edhe gjatë lëvizjes së tyre në rrugët e Tiranës.
Marshimi u zhvillua në vijim të tubimit të përditshëm, ndërsa qytetarët u shprehën të vendosur për të vijuar protestën dhe kërkesat e tyre kundër qeverisë.
Gazetari nga Rusia: Putin dhe Kushner drekuan në restorant luksoz, presidenti rus priti 3 muaj për takimin
Situatë alarmante në Pukë, Mali i Tërbunit përfshihet nga zjarret
Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 11 vatra aktive, situatë problematike vijon te Mali i Dajtit
- 22:08 Gazetari nga Rusia: Putin dhe Kushner drekuan në restorant luksoz, presidenti rus priti 3 muaj për takimin
- 21:40 Situatë alarmante në Pukë, Mali i Tërbunit përfshihet nga zjarret
- 21:34 Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 11 vatra aktive, situatë problematike vijon te Mali i Dajtit
- 21:26 Nurellari: Protesta në shesh të jetë reflektim për partitë e reja!
- 20:56 Mediu: Me goditjen e Berishës u tentua shkatërrimi i opozitarizmit
- 20:33 Netanyahu kërcënon Iranin: Do të marrë një goditje që as nuk e imagjinon