Një aksident ku dyshohet se ka pasur viktima, ka ndodhur në Istog pas mesnate.
Siç mëson ekipi i RTV Fontanës, se një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur rreth orës 01:00 pas mesnate në fshatin Lubozhdë të Istogut, ku janë përfshirë 3 automjete.
Si pasojë e aksidentit, një person ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa 6 persona të tjerë kanë pësuar lëndime.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet emergjente dhe Policia, ndërsa rrethanat dhe shkaqet e aksidentit ende nuk janë bërë të ditura.
Ndersa ekipi i RTV Fontanes shume shpejt do ua kumtoje komunikaten e Policisë Rajonale në Pejë .


