Policia e Kosovës ka arrestuar gjatë ditës së djeshme një shtetas të huaj në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar.
Gjatë kontrollit në banesën ku ka qëndruar janë gjetur dhe konfiskuar tre telefona, dy llap top, një USB, një letërnjoftim, katër fletore me shënime dhe dy kartela bankare.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.


