Lajme

Mbi 55 mijë euro të fshehura në fenerin e një veture, arrestohet i dyshuari në Mal të Zi

09/01/2026 09:23
nga:L J

Mbi 55 mijë euro në valuta të ndryshme janë zbuluar të fshehura brenda pjesës së fenerit të një veture në Mal të Zi.

Lajmi është bërë i ditur nga Frontex, që njoftoi se gjatë një kontrolli, patrulla kufitare gjeti paratë të fshehura në strukturën e fenerit të automjetit.

Sipas Frontex-i, në veturë u gjetën valuta kanadeze, australiane, amerikane, britanike dhe shqiptare, me një vlerë totale prej më shumë se 55 mijë eurosh.

Në bashkëpunim me autoritetet malazeze, i dyshuari është arrestuar dhe është dorëzuar te prokurori për procedura të mëtejshme.