Lajme

108 aktakuza ndaj 113 personave gjatë 24-të orëve të fundit

09/01/2026 10:27
nga:L J

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë 108 aktakuza kundër njëqind e trembëdhjetë personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar trembëdhjetë persona, të dyshuar për kryerje të veprave penale, si dhe është parashtruar një për caktim të masës së paraburgimit ndaj një personi të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre persona të dyshuar për vepër penale, si dhe ka ngritur njëzetë e një aktakuza kundër njëzetë e një personave të dyshuar për vepër penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy persona të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur katërmbëdhjetë aktakuza kundër katërmbëdhjetë personave, për vepra të ndryshme penale, si dhe ka parashtruar një kërkesë ndaj një personi për caktim të paraburgimit.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person dhe ka ngritur katërmbëdhjetë aktakuza ndaj gjashtëmbëdhjetë personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tri aktakuza ndaj tre personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tridhjetë e një aktakuza, kundër tridhjetë e gjashtë personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar katër persona, si dhe ka ngritur nëntë aktakuza kundër dymbëdhjetë personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24-orëve të fundit, ka ndaluar tre persona të dyshuar në raste të ndryshme dhe ka ngritur gjashtëmbëdhjetë aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë personave, për vepra të ndryshme penale.