Lajme

Rama në protestën e komunave: S’e votuan VV-në, po ndëshkohen

09/01/2026 11:21
nga:L J

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama i ka bërë thirrje qeverisë që t’i alokojë mjetet financiare.

Ai tha se kjo thirrje është për qeverinë dhe kundër, siç e tha ai, diktaturës.

“Iu bëj thirrje sepse kjo është pikërisht për ta, nuk është për mua, është për qytetarët tanë, është për demokracinë, është kundër autokracisë, kundër diktaturës”, u shpreh Rama.

Po ashtu, Rama ngriti dyshime se komunat që nuk kanë votuar VV-në, sipas tij, po ndëshkohen nga partia në pushtet.

Ndryshe, ishin kryetarët e komunave ata që kanë ngritur shqetësime për shkurtimet buxhetore, financimin e mësimdhënësve, kompensimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore, si dhe për ndërhyrjet e pretenduara të nivelit qendror në kompetencat komunale.