Lidhja Demokratike e Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e kryesisë, raporton Gazeta Blic.
Mbledhja do të mbahet nga ora 14:00.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazeta Blic zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa.
Ndërsa, pas mbledhjes së kryesisë pritet të mbahet mbledhja e Grupit Parlamentar të kësaj partie, në ora 16:00.
Këto mbledhje vijnë pas arritjes së marrëveshjes LDK-VV për presidentin, ku të dy partitë u dakorduan për Bekim Sejdiun që të jetë kandidat i përbashkët për kreun e shtetit.
Kurse, deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka deklaruar publikisht se do të votojë kundër Sejdiut për president.
Kujtojmë që Sejdiu ka qenë gjyqtar në Kushtetuese që ka rrëzuar qeverinë Hoti./Gazeta Blic/


