Lajme

Pas protestës, kryetarët e komunave dorëzojnë kërkesat në Qeveri

09/01/2026 12:19
nga:L J

Kryetarët e komunave të Kosovës, të cilët morën pjesë në protestën e organizuar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, kanë hyrë në objektin e Qeverisë.

Së bashku me kryetarin e Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Aliu, ata kanë dorëzuar në Qeveri kërkesat e komunave, të cilat u paraqitën gjatë protestës.

Protesta u mbajt në Prishtinë kundër, siç kanë thënë kryetarët e komunave, cenimit të kompetencave komunale dhe problemeve financiare që lidhen me obligimet e nivelit qendror.