Lajme

“Bekim Sejdiu, President i Kosovës”, Sali Berisha përshëndet ujdinë mes Kurtit e Abdixhikut

08/31/2026 19:02
nga:Genita C

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, ka uruar  për marrëveshjen e arritur mes Albin Kurtit dhe Lumir Abdixhikut për çështjen e presidentit,raporton GazetaBlic.

Berisha e ka cilësuar Bekim Sejdiun si një personalitet të shquar në fushën e jurisprudencës kushtetuese dhe diplomacisë, duke i uruar sukses në detyrën e re.

“Zoti Bekim Sejdiu, President i Kosovës”, ka shkruar Berisha.

Ai ka uruar gjithashtu Kurtin dhe Abdixhikun për marrëveshjen e arritur, duke e cilësuar përzgjedhjen e Sejdiut si një vendim në interes të Kosovës dhe qytetarëve të saj.