Lajme

Hadërgjonaj mbështet Bekim Sejdiun për president: Personalitet me vlera tradicionale e kombëtare

08/31/2026 22:47
nga:Genita C

Deputeti i LDK-së, Fadil Hadergjonaj, ka përshëndetur marrëveshjen për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, duke thënë se partia e tij ka vendosur interesin e vendit mbi atë partiak dhe individual, raporton GazetaBlic.

Hadergjonaj ka vlerësuar kandidatin e propozuar, Bekim Sejdiun, duke e cilësuar si një personalitet me integritet profesional e kombëtar dhe me përvojë në diplomaci, çështje juridike e kushtetuese dhe në akademi.

Sipas tij, marrëveshja për presidentin është një hap i rëndësishëm për tejkalimin e krizës institucionale, ndërsa ka theksuar se Kosovës i duhen përgjegjësi, stabilitet dhe institucione funksionale.