• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Tenderi 53 mijë euro mes krizës së ujit/ Flauers Shoshi paguan për dy raporte financiare

by Lajm Lajm
August 12, 2026
in Aktualitet, Kryesore
Tenderi 53 mijë euro mes krizës së ujit/ Flauers Shoshi paguan për dy raporte financiare
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ujësjellës Kanalizime Tiranë ka hapur një procedurë prokurimi me fond limit 4.95 milionë lekë, ose rreth 53 mijë euro, për hartimin e vetëm dy raporteve financiare. Bëhet fjalë për Raportin e Raportimit Financiar në datën 31 dhjetor 2025 dhe Raportin e Raportimit Financiar në datën 30 qershor 2026, të cilat kërkohet të përgatiten nga një subjekt i jashtëm, sipas kërkesave të Urdhrit nr. 94, datë 27.03.2018 të Ministrit të Financave dhe Ekonomisë.

Procedura ngre një pyetje të thjeshtë, por thelbësore: a ka mbetur pa ekonomistë UKT-ja?

Shoqëria numëron të paktën 1,400 punonjës, sipas informacioneve të raportuara në ERRU, ku përveç inxhinierëve, teknikëve dhe faturistëve, ka edhe struktura financiare, kontabiliteti dhe planifikimi. Nëse një institucion i këtyre përmasave nuk është në gjendje të hartojë dy raporte financiare, atëherë lind natyrshëm pyetja se për çfarë paguhen specialistët e financës dhe ekonomistët që janë pjesë e administratës së tij.

Raportet që do të përgatiten nuk janë një auditim i plotë financiar, por një angazhim për procedura të dakorduara sipas standardit ndërkombëtar ISRS 4400. Megjithatë, ato përfshijnë një analizë të gjerë të veprimtarisë së UKT-së, duke filluar nga krahasimi i shpenzimeve faktike me buxhetin, verifikimi i ndryshimeve buxhetore, inventarizimi i aktiveve dhe analiza e detyrimeve të prapambetura, deri te kontrolli i tarifave për familjarët, bizneset dhe institucionet, analizimi i klientëve, prodhimit dhe humbjeve të ujit në rrjet, investimeve, faturimit të bizneseve, trajtimit të ankesave të konsumatorëve, verifikimit të matësve të burimeve dhe mekanizmave për furnizimin pa pagesë me ujë të familjeve në nevojë.

Pra, bëhet fjalë për një raportim të detajuar financiar dhe operacional, por gjithsesi mbi të dhëna që prodhohen dhe administrohen çdo ditë nga vetë UKT-ja. Pikërisht për këtë arsye, lind dilema nëse është e justifikuar që për përpunimin dhe sistemimin e këtij informacioni të paguhen edhe 53 mijë euro shtesë nga buxheti i institucionit.

Edhe më paradoksale bëhet situata kur kjo pagesë vjen në një kohë kur financat e vetë UKT-së nuk paraqiten aspak të shëndosha. Sipas pasqyrave financiare të vitit 2025, të konsultuara nga Ekofin.al, shoqëria rezulton me rreth 15.4 miliardë lekë detyrime, në formën e huave afatshkurtra, granteve dhe detyrimeve të tjera ndaj palëve të treta.

Në këto kushte, çdo shpenzim shtesë meriton një arsyetim të fortë. Aq më tepër kur bëhet fjalë për një funksion që teorikisht duhet të përmbushet nga vetë administrata e institucionit.

Në fund të fundit, këto janë para publike. Janë para që burojnë nga tarifat dhe taksat që paguajnë qytetarët e Tiranës. Të njëjtët qytetarë që prej vitesh dëgjojnë premtimin për furnizim me ujë 24 orë në ditë, një objektiv që vijon të mbetet larg realitetit.

Madje, edhe aty ku uji vjen në rubineta, pak kush guxon ta konsumojë si ujë të pijshëm. Shumica dërrmuese e familjeve të kryeqytetit vijojnë të blejnë prej vitesh ujë të ambalazhuar, duke paguar dy herë: një herë faturën e ujësjellësit dhe një herë faturën e ujit që konsumojnë.

Pikërisht për këtë arsye, shpenzime të tilla janë të tepërta dhe të panevojshme, për të mos thënë abuzive. Jo vetëm për shumën prej 53 mijë eurosh, por edhe për filozofinë e administrimit të parasë publike. Kur një institucion me mbi një mijë punonjës paguan kompani të jashtme për të hartuar raporte mbi të dhënat që vetë prodhon, qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë përgjigje: a është kjo një nevojë reale apo një tjetër shembull i delegimit të funksioneve që administrata duhet t’i kryejë me burimet e veta dhe që pastaj paguhen nga paratë e qytetarëve të Tiranës? /Ekofin.al

Tags: Flaures ShoshiTenderTiranë
Previous Post

Tragjedia në Berat, 38-vjeçari ndërron jetë pas konsumimit të pesticideve

Next Post

Zjarri në Drenie përshkallëzohet, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Lajm Lajm

Lajm Lajm

Next Post
Zjarri në Drenie përshkallëzohet, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Zjarri në Drenie përshkallëzohet, kërkohet ndërhyrje nga ajri

TË FUNDIT

Plas sherri tek ish-Parku në Tiranë, 26-vjeçari plagoset me mjet prerës

Plas sherri tek ish-Parku në Tiranë, 26-vjeçari plagoset me mjet prerës

September 6, 2026
Ernest Muçi shënon golin e parë për sezonin e ri, asist nga Salah dhe përqafim me ‘Faraonin’

Ernest Muçi shënon golin e parë për sezonin e ri, asist nga Salah dhe përqafim me ‘Faraonin’

September 6, 2026
Aktivistja Arvina Lleshi: Më 8 shtator takohemi te Kuvendi, “parlamenti i krimit” nuk na përfaqëson

Aktivistja Arvina Lleshi: Më 8 shtator takohemi te Kuvendi, “parlamenti i krimit” nuk na përfaqëson

September 6, 2026
Dita 38-të e protestës në Divjakë! Qytetarët nuk ndalen, kundërshtojnë shkrirjen e bashkisë

Dita 38-të e protestës në Divjakë! Qytetarët nuk ndalen, kundërshtojnë shkrirjen e bashkisë

September 6, 2026
Del jashtë kontrollin situata në Malin e Tërbunit, flakët vijojnë të përhapen me shpejtësi

Del jashtë kontrollin situata në Malin e Tërbunit, flakët vijojnë të përhapen me shpejtësi

September 6, 2026
Nëse nuk krijon institucionet brenda vitit, Kosovës i digjen 166 milionë euro fonde nga BE-ja

Nëse nuk krijon institucionet brenda vitit, Kosovës i digjen 166 milionë euro fonde nga BE-ja

September 6, 2026
Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e kryeqytetit: Nesër dita e 100-të me pjesëmarrje masive

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e kryeqytetit: Nesër dita e 100-të me pjesëmarrje masive

September 6, 2026
Panik në ndeshjen e kampionatit italian, futbollisti rrëzohet pa ndjenja në fushë dhe transportohet me urgjencë në spital

Panik në ndeshjen e kampionatit italian, futbollisti rrëzohet pa ndjenja në fushë dhe transportohet me urgjencë në spital

September 6, 2026
Aktivisti Mirjan Aliaj “nxjerr zbuluar” propagandën e Ramës: Po na thotë se problemet s’i zgjidh shteti, por partia. Po kthen Partinë e Punës

Aktivisti Mirjan Aliaj “nxjerr zbuluar” propagandën e Ramës: Po na thotë se problemet s’i zgjidh shteti, por partia. Po kthen Partinë e Punës

September 6, 2026
Pankarta pikante nga protesta e ditës së 99-të: Të martën në Parlament, veza vjen si argument!

Pankarta pikante nga protesta e ditës së 99-të: Të martën në Parlament, veza vjen si argument!

September 6, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • EMRAT/ Goditet rrjeti i drogës në Sarandë, 20 të arrestuar. Sekuestrohen kokainë, kanabis dhe armë

    EMRAT/ Goditet rrjeti i drogës në Sarandë, 20 të arrestuar. Sekuestrohen kokainë, kanabis dhe armë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Konflikt mes dy vëllezërve në Korçë, plagoset me sëpatë njëri prej tyre, autori kapet pak minuta pas ngjarjes

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Elbasan/ Ndërprerje të energjisë për 4 ditë, ja zonat dhe oraret

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL